Dhjetëra mijëra njerëz në Rripin e Gazës morrën pjesë në demonstratat festive kushtuar përvjetorit të 48-të themelimit të Lëvizjes “Fatah”. Përvjetori i themelimit të “Fatah” në Rripin e Gazës kremtohet për herë të parë që nga koha, kur në vitin 2007 në pushtet erdhi lëvizja rivale e saj “Hamas”.

Mosmarrëveshjet mes fraksioneve kryesore rivale palestineze “Fatah” dhe “Hamas” nuk rreshtin që nga viti 2007. Që nga ajo kohë territoret palestineze menaxhohen veçmas: Rripi i Gazës është nën kontrollin e Lëvizjes radikale “Hamas”, ndërsa Bregu Perëndimor i lumit Jordan kontrollohet nga administrata e kryesuar prej Liderit të “Fatah” Mahmoud Abbas.