Në Gjermani policia gjeti në banesën e një banori 46-vjeçar të Thuringen rreth 600 granata të prodhimit rus, shkruajnë mediat gjermane të premten.

Autoritetet e zbatimit të ligjit ndërmorrën një kontroll në banesë, pasi natën e Vitit të Ri në shtëpinë e tij ndodhi një shpërthim. Sipas të dhënave paraprake, atje shpërtheu një prej granatave. Si pasojë burri u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

Policia aktualisht nuk mund të shpjegojë se ku mundi të blinte shtetasi gjerman një sasi të tillë granatash dhe pse i mblidhte ai ato. Vetë shtetasi gjerman deri më tani nuk është arritur të merret në pyetje, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.