Ministri i Informacionit i Venezuelës Ernesto Villegas njoftoi se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Presidentit Hugo Chavez, i cili tani ndodhet për trajtim mjekësor në Kubë.

Në qershor të vitit 2011 Hugo Chavez njoftoi për herë të parë se vuan nga kanceri. Që nga ajo kohë ai ka kryer katër ndërhyrje kirurgjikale dhe i është nënshtruar kurseve të kimioterapisë. Operacioni i fundit i është bërë atij në dhjetor të vitit 2012 në Havanë, pas të cilit Presidenti u diagnostikua me një infeksioni respirator, i cili ka shkaktuar komplikacione.

Kohët e fundit në media qarkullojnë aktivisht thashethemet se ai është vënë nga mjekët në gjendje të komës artificiale, por më vonë ky informacion nuk u konfirmua.