Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së nënshkroi me konsorciumin amerikan “Bell Boeing” një kontratë për blerjen e 21 konvertoplanëve “V-22 Osprey”. Shuma e marrëveshjes është 1.4 miliardë dollarë. Sipas kushteve të saj, konsorciumi deri në shtator të vitit 2016 do të duhet të realizojë dërgesat e 17 konvertoplanëve të modelit “MV-22” për Forcat Ushtarake Detare amerikane dhe katër të tipit “CV-22” për Forcat Ushtarake Ajrore.

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së realizon çdo vit blerje të konvertoplanëve me parti të kufizuara. Më parë ushtarakët kanë blerë nga “Bell Boeing” 167 konvertoplanë me një shumë prej 10.6 miliardë dollarë.