Një banor i qytetit Cavite në Filipine hapi zjarr mbi fqinjët e vet, tre prej të cilëve mbetën të vdekur në vend. Të paktën 13 persona u plagosën, ndërsa vetë "pushkatari" u vra nga policia, njoftojnë mediat vendase. Viktimat u dërguan në katër spitale të qytetit.

Sipas versionit paraprak të hetimit, Ronald Bae, i cili hapi zjarrin, mund të ketë qenë në gjendje shumë të dehur.