Korrespondenti i kanalit televiziv satelitor rus arabisht-folës “Russia Today” Kamel Saqer u plagos me armë zjarri në Daraya, në periferi të kryeqytetit sirian. Lëndime të lehta ka pësuar edhe operatori i kanalit televiziv sirian, i cili ishte përfshirë në përbërjen e grupit të gazetarëve.

Në Siri konflikti midis forcave të opozitës së armatosur dhe trupave qeveritare nuk po rresht që nga marsi i vitit 2011. Sipas të dhënave të OKB-së, viktima të tij gjatë kësaj kohe janë bërë më shumë se 60 mijë njerëz.