Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes, "në shtator të vitit 2013 në ekspozitën e armëve në Nizhnij Tagil, në kuadër të punës eksperimentale konstruktore “Armata”, do të paraqiten modelet e reja të teknikës ushtarake në bazën e vetme të transportit të unifikuar".

Ai vuri në dukje se në bazë të kësaj platforme do të konstruktohen tanke dhe makina të rënda luftarake të këmbësorisë, si dhe automjete të blinduara për shërbime të ndryshme, mirëmbajtje, furnizim me karburant dhe evakuim. Në të njëjtën platformë planifikohet të vendosen sistemet artilerike, komplekset e mbrojtjes antiraket si dhe automjete të veçanta, duke përfshirë këtu pajisjet e mbrojtjes nga rrezatimet, mbrojtjes kimike dhe biologjike, si dhe makinat e shërbimeve inxhinierike.