Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik, fronti i ngricave të forta përfshiu 11 vendbanime në Jakutia (Lindja e Largët e Rusisë). Ndërkohë në fshatin Ojmjakon i ftohti arriti temperaturën minus 53 gradë, ndërsa në qytetitn Verhojansk është regjistruar temperatura minus 52 gradë.

Në 21 qendra të banuara në Jakutia temperatura vazhdon të variojë nga - 40 deri në - 49 gradë.

Ngrica po të tilla nga - 30 deri në - 43 gradë janë vërejtur edhe në rajonet Habarovsk dhe Primorsk.