SHBA-të dhe Rusia në të ardhmen e afërt mund të bien dakord për të bashkëpunuar në luftën kundër "mbeturinave" kozmike, pasi të dyja palët janë të interesuara për zgjidhjen e këtij problemi që sa vjen e bëhet më kritik, mendon Këshilltari akademik aktual i Akademisë së Shkencave Inxhinierike, Juri Zajcev.

Juri Zajcev përmendi si një nga masat për të luftuar ndotjen e hapësirës kozmike futjen e detyruar të raketëmbajtëseve dhe aparateve kozmike të dala jashtë përdorimit në atmosferë, në shtresat e dendura të së cilës ato do të mund të digjeshin.