U saktësua data e rënies në Tokë e fragmenteve të satelitit "Kozmos 1484" (russ. «Космос 1484»). Siç njoftohet në faqen e Internetit të Komandës Strategjike të SHBA-së, elementët e konstruksionit të satelitit, të lëshuar që në kohën e ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, do të bien në Tokë më 12 janar. Më parë supozohej se rënia e tyre do të ndodhte më 19 dhjetor, por më pas data u rishikua.

Llogaritjet e fundit treguan se sateliti i sondimit të telekomanduar në distancë të Tokës, që aktualisht ka filluar uljen, do të hyjë në shtresat e dendura të atmosferës më 11 janar. Dimensionet e tij janë rreth 6 metra, prandaj është mëse e qartë se sateliti nuk do të mund të digjet plotësisht në atmosferë.