E reja pakistaneze, aktiviste e të drejtave të njeriut, Malala Yousafzai, e cila në muajin tetor u sulmua nga militantët e lëvizjes "Taleban", doli nga spitali në qytetin britanik të Birmingham, ku ajo ndodhej për trajtim mjekësor. Tani vajza do të kalojë periudhën e rehabilitimit në shtëpi dhe pas disa javësh mjekët do t’i bëjnë asaj një operacion plastik.

Atentati ndaj 15-vjeçares Malala Yousafzai, e cila në blogun e saj në Internet kritikonte lëvizjen radikale "Taleban" dhe mbronte të drejtën e vajzave për arsimim, u krye më 9 tetor të vitit 2012. Një militant i lëvizjes "Taleban" qëlloi me armë zjarri mbi nxënësen, në kohën kur ajo po kthehej në shtëpi pas shkollës. Një plumb e goditi vajzën në kokë.