0Në epiqendër të të gjitha mosmarrëveshjeve territoriale në vitin 2012 u ndodh Japonia. Ajo përpiqet vazhdimisht të deklarojë mbi të drejtën e vet për zotërimin e ishujve të shteteve fqinje dhe të arrijë të paktën një rezultat pozitiv. Deri pak kohë më parë dukej sikur në këtë mënyrë manifestohej kompleksi i saj prej shteti ishullor dhe aftësia për të vlerësuar çdo pëllëmbë toke. Tashmë që prej rreth 50 vjetësh Japonia dhe Koreja nuk po mund të ndajnë dot midis tyre disa ishuj të vegjël në pjesën perëndimore të Detit të Japonisë. Në gjuhën koreane ato i quajnë Dokdo, kurse në japonisht Takeshima. Aktualisht ishujt i kontrollon Koreja. Jetesa atje është praktikisht e pamundur, sepse thjesht nuk ka vend, kaq të vegjël janë ata. Kështu që shtetet nuk grinden për 187 metra katrore steré, por për shkak të detit që e rrethon atë, sqaron bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Institutit për Studime të Lindjes së Largët të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Konstantin Asmollov:

- Në kuadrin e tabllosë ekzistuese të botës çdo majë shkëmbi që del nga uji nuk është thjesht gur, por edhe 200 milje të tjera zone ekskluzive ekonomike. Rrjedhimisht këto janë shelfi, peshku dhe plot gjëra të mira të tjera.

Në mënyrë të theksuar në vitin 2012 u acarua lufta midis Japonisë dhe Kinës për shkak të grupit të Ishujve Diaoyu apo Senkaku, siç quhen ata nga japonezët. Në shtator qeveria japoneze bleu nga një pronar privat tre nga pesë ishujt ekzistues. Kina kërkoi anulimin imediat të kësaj marrëveshje dhe dërgoi në arkipelag katër anije patrulluese. Japonia u shpreh kundër këtyre veprimeve, duke u kërcënuar të përdorë forcën. Acarimi i ndjeshëm i këtij konflikti shpjegohet me faktin se në afërsi të ishujve Senkaku ndodhet një vendurim i gazit natyror, thotë eksperti i Qendrës ruse për Studime Ekonomike dhe Sociale të Kinës Pavell Kamennov:

- Një përpjekje për të negociuar është ndërmarrë 4 apo 5 vjet më parë mes këtyre dy vendeve për vendosjen e bashkëpunimit ekonomik në këtë fushë deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes territoriale. Por pikërisht këtu dhe lindi konflikti për shkak të vijës së demarkacionit të vendburimit të lëndës hidrokarbure. Prandaj problemi rreth ishujve Senkaku apo Diaoyu vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

0Me Rusinë, për arsye të Ishujve Kurilet Jugore, Japonia vazhdon të konfliktojë vetëm në arenën diplomatike. Për shkak të mosmarrëveshjes territoriale mes dy vendeve deri tani nuk është nënshkruar një traktat paqeje. Në korrik, pas vizitës së Kryeministrit të Rusisë Dimitri Medvediev në Ishujt Kurile, japonezët përsëri filluan të kërkojnë kthimin e ishujve atyre. Moska me plot të drejtë ka refuzuar për t’i bërë lëshime Japonisë. Për të, po ashtu si dhe për Japoninë, ruajtja e Kurileve Jugore brenda territorit të vet nuk është më thjesht vetëm çështje nderi. Përreth këtyre ishujve janë zbuluar depozita unike të indiumit, hafniumit, selenit dhe telurit - metaleve që janë burimi kryesor i "teknologjive të gjelbra".