Komplekset raketore holandeze të mbrojtjes kundërajrore “Patriot” do të transportohen në Turqi më 22 janar. Disa dhjetëra ushtarakë nga Holanda dhe Gjermania do të mbërrijnë në Turqi, duke filluar që nga java e ardhshme.

Në gjysmën e dytë të muajit nëntor Turqia iu drejtua NATO-s me kërkesën për t’i vënë asaj në dispozicion komplekset raketore “Patriot” për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme ajrore prej territorit të Sirisë. Në bazë të vendimit të Këshillit të NATO-s komplekset raketore “Patriot” mbërritën në Turqi në mesin e muajit dhjetor. Gjithsej në kufirin me Sirinë do të vendosen gjashtë sisteme të mbrojtjes kundërajrore - dy nga SHBA-të, dy nga Gjermania dhe dy nga Holanda. Të gjitha këto komplekse raketore do të nisin dezhurnin luftarak në fund të janarit.