Kryeministri i ri i Japonisë Shinzo Abe nisi të dërguarin e vet të posaçëm në Korenë e Jugut në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet me vendin fqinjë në sfondin e acarimit të konflikteve territoriale.

Në postin e të Dërguarit të posaçëm u emërua ish-Ministri i financave i vendit, Fukushiro Nukaga. Pritet që ai t’i dorëzojë letrën e Kryeministrit Shinzo Abe Presidentit të sapozgjedhur të Koresë së Jugut, Park Guen-Hye.

Tensioni në marrëdhëniet midis dy vendeve u rrit kur Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-Bak, mbërriti me një vizitë të papritur në ishujt e diskutueshëm në pjesën perëndimore të Detit të Japonisë, të cilat Seuli i quan Dokdo, ndërsa Tokio - Takeshima.