Këtë opinion shprehu Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një takimi me ambasadorët e shtetit hebre. Më parë ai ka deklaruar në mënyrë të përsëritur mbi gatishmërinë e vet për të filluar menjëherë bisedimet e paqes me palestinezët, por pa kushte paraprake, përfshirë këtu edhe moratoriumin për ndërtimin e kolonive hebreje në tokat e pushtuara.

Në të njëjtën kohë Benjamin Netanjahu insiston se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të përmbajë dispozitën për njohjen e Izraelit si shtëpinë amtare të popullit hebre si dhe shpalljen mbi zgjidhjen e plotë të konfliktit.