Aktori Gerard Depardieu, në një bisedë me Presidentin francez François Hollande, deklaroi se arsyeja kryesore e largimit të tij nga vendi nuk janë taksat e larta, por mediat e "tmerrshme". Për këtë shkruan "The Hollywood Reporter", duke cituar një mik të ngushtë të Depardieu, producentin Arnaud Frilley.

Sipas Frilley, në tërësi biseda e tyre pati një natyrë shumë të qetë. "Depardieu i dha të kuptojë Presidentit se mediat bashkëkohore franceze i ngjallin atij krupë dhe se gazetarët duhet të jenë më të përmbajtur, të ndalin disi vrullin e tyre të papërmbajtshëm", - tha Frilley. Ai shtoi se Depardieu "i ngjall neveri" fakti që gazetarët sulmojnë njerëzit e suksesshëm dhe me iniciativë.