Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Saeed Jalili, konfirmoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve me vendet e "gjashtëshes" së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë do të mbahet në janar, por data e saktë dhe vendi i takimit ende nuk janë përcaktuar. Për këtë njofton Agjencia Reuters.

"Ne ramë dakord me faktin se negociatat duhet të zhvillohen në janar, por tani për tani detajet e takimit nuk janë finalizuar", - përcjell Agjencia fjalët e Saeed Jalili, i cili aktualisht ndodhet për një vizitë zyrtare në Indi.