Banka private më e vjetër e Zvicrës “Wegelin & Co” do të mbyllet për shkak se një sërë klientësh amerikanë e përdorën atë për evazion fiskal. Siç njoftojnë mediat lokale, banka do t’i paguajë qeverisë së SHBA-së 57 milionë dollarë.

Përfaqësuesit e “Wegelin & Co” pranuan në gjyqin e zhvilluar në Nju Jork se ata ishin në dijeni të llogarive sekrete të qytetarëve amerikanë që fshiheshin nga kontrollet tatimore.

Banka “Wegelin & Co” u themelua në vitin 1741 në Saint Gallen të Zvicrës.