0Ai prodhohet në qytetin e Samara pranë Vollgës, në ndërmarrjen "Aviakor" (russ. «Авиакор»). Ky model do të zëvendësojë avionët “An-24” dhe “An-26”.

Avioni i tipit të ri “An-140” do të transportojë ngarkesat dhe njerëzit në bazat e flotës ushtarake ruse. Marinarët thonë se nevoja për këtë lloj teknike është mjaft e madhe. Edhe Komandanti i bazë ushtarake detare, Aleksandër Çerkashin, e pranoi me kënaqësi nën komandën e vet avionin e ri:

- Ai do t’i nënshtrohet testimeve ushtarake dhe në bazë të rezultateve të tyre do të nxirret konkluzioni përkatës. Por unë jam mëse i bidur se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë dhe se avioni i ri do t’i kalojë me sukse të gjitha provat.

Pas një starti fare të shkurtër aeroplani ngrihet lehtësisht në ajër. Ky është një fluturim demonstrimi për porositësit dhe pronarët e ardhshëm. Avioni ushtarak i transportit, i montuar në uzinën e qytetit të Samara, ndryshon në mënyrë të dukshme nga modelet e mëparshme. Aviatorët kolaudatorë e kanë mirëpritur tashmë avionin të ri, duke i dhënë hakun pajisjeve moderne të bordit dhe navigacionit satelitor të tij, që i përket gjeneratës së fundit.

0Sipas vlerësimeve të uzinës ushtarake të prodhimit të avionëve në Samara, ushtarakëve, policëve dhe bashkëpunëtorëve të ekipeve të shpëtimit në Rusi në total i duhen rreth 100 aeroplanë “An-140”. Dhe në gjithë shumëllojshmërinë e tipeve të tyre - si avionë mallrash, ashtu dhe pasagjerësh. Kompania "Aviakor" (russ. «Авиакор») shpreson për marrjen e porosive për ta edhe nga vende të tjera.