Si pasojë e një sulmi ajror në Jemen u vranë tre militantë të "Al-Qaeda". Sipas njoftimit të mediave të Jemenit të enjten, aktivistët e rrjetit terrorist u eliminuan në afërsi të qytetit të Rada, i cili ndodhet 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Sanaa.

Sipas të dhënave të forcave lokale të sigurisë, sulmi ajror u krye nga një avion amerikan pa pilot. Mes ekstremistëve të eleminuar fizikisht ishte edhe një nga udhëheqësit e terroristëve lokalë. Gjatë dy javëve të fundit avionët pa pilot të SHBA-ve kanë sulmuar mbi 5 herë pozicionet e militantëve. Duke llogaritur edhe sulmin e sotëm gjithsej janë eliminuar 13 terroristë.