Starbucks planifikon të hapë rrjetin e parë të kafeneve të veta në Vjetnam në shkurt të vitit 2013. Kafeneja do të hapet në Ho Chi Minh City, në partneritet me “Maxim’s Group” të Hong Kongut. Si rezultat, numri i lokaleve Starbucks në 12 vende do të arrijë në më shumë se 3300 syresh.

Starbucks e vlerëson tregun e kafesë në Vjetnam me tre miliardë dollarë. Ky vend është prodhuesi më i madh në botë i kafesë pas Brazilit.