Spanja do të ekstradojë në Serbi Vladimir Milisavljeviç - njërin prej të dyshuarve si autorë të vrasjes së Kryeministrit të kësaj republike Zoran Gjingjiç në mars të vitit 2003.

Në Serbi Vladimir Milisavljeviç u dënua në mungesë me 35 vjet heqje lirie. Në Gjykatën Kombëtare të Spanjës vënë në dukje se terroristi do t'u dorëzohet autoriteteve serbe vetëm pasi të përgjigjet për krimet e kryera në territorin e mbretërisë. Midis tyre figurojnë akuzat - falsifikim dokumentesh, trafikim armësh, rezistencë ndaj autoriteteve dhe vrasje.