Të paktën 20 persona mbetën të vrarë dhe 47 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një makine bombë në qytetin e Al-Musayyib në jug të Bagdadit, njofton Agjencia France Presse, duke cituar burimet në policinë lokale dhe mjekët.

Makina bombë, në timonin e së cilës ishte një terrorist-kamikaze, shpërtheu në qytetin e Al Musayyib, i cili ndodhet 60 kilometra në jug të Bagdadit. Sipas njoftimit të policisë, viktimat ishin pelegrinë shiitë.

Përgjegjësinë për sulmin terrorrist nuk e ka marrë ende përsipër asnjë prej grupeve terroriste.