Presidenti i SHBA-ve Barack Obama nënshkroi projektligjin mbi buxhetin e mbrojtjes për vitin 2013 me një vëllim prej më shumë se 633 miliardë dollarë. Projektligji parashikon përdorimin e 527.5 miliardë $ si buxhet themelor të Pentagonit.

Ndërsa 88.5 miliardë dollarë të tjerë do të shpenzohen për operacionet ushtarake amerikane jashtë shtetit, veçanërisht në Afganistan. Përveç kësaj, 17.4 miliardë $ do të përdoren për programet bërthamore të Ministrisë së Energjetikës të lidhura me sferën e mbrojtjes. Si rezultat, buxheti pritet të miratohet në shumën totale 633.4 miliardë dollarë.