Forcat e armatosura të Rusisë në vitin 2013 do të heqin nga përdorimi tanket e mesëm të vjetëruar të modelit “T-62”. Urdhëri për heqjen nga shërbimi të “T-62” tashmë të vjetëruar u nënshkrua që në vitin 2011 nga Anatoli Serdjukov, ish-Ministri i shkarkuar i Mbrojtjes.

“T-62” u konstruktua në bazë të tankut “T-55” në fund të viteve 1950, kurse prodhimi serik i tij është realizuar në periudhën e viteve 1961-1975. Tanku është i pajisur me topin me tytë të lëmuar të modelit 2А20 me kalibër 115 mm si dhe me dy mitralozë të kalibrit 7.62 mm dhe 12.7 mm. “T-62” mund të arrijë shpejtësinë deri në 50 kilometra në orë, kurse kapaciteti i ecjes së tij në autostradë është rreth 500 kilometra.