Pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore mbretërore të Danimarkës filluan sot dezhurnin 4-mujor për patrullimin e hapësirës ajrore të vendeve balltike, i cili realizohet nga partnerët në Aleancën e Atlantikut të Veriut prej bazës ajrore lituaneze Zokniai. Pilotët danezë do të kryejnë patrullimin me katër gjuajtës "F-16".

Që nga viti 2009 Vilnius, Riga dhe Tallinn mbulojnë në mënyrë të barabartë shpenzimet e jetesës së efektivit të Forcave Ushtarake Ajrore të vendeve të NATO-s, ndërsa duke filluar që nga viti 2010 edhe koston e transportit si të personelit, ashtu edhe të pajisjeve ushtarake. Deri në vitin 2015 vendet balltike kanë premtuar të rrisin kontributin e tyre për financimin e misionit me 50%.