Ish-ndërmjetësi mes Libisë dhe Francës, biznesmeni libanez Ziad Takieddine, konfirmoi se regjimi i Muammar Gaddafi ka financuar fushatën elektorale të ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy. Kjo deklaratë është bërë nga Takieddine gjatë një bisede me gjykatësin në lidhje çështjen e tij gjyqësore për transaksionet ilegale të armëve që më 19 dhjetor. Ai i konfirmoi publikisht deklaratat e tij në një intervistë për botimin "Le Parisien" të publikuar më 2 janar.

Zërat se Sarkozy kishte marrë para nga Muammar Gaddafi filluan të qarkullonin që në mars të vitit 2011. Në atë kohë kjo u deklarua nga djali i Gaddafit - Saif al-Islam, i cili tha se Sarkozy kishte marrë nga familja e tij 50 milionë euro. Një vit më vonë, në mars të vitit 2012, botimi në internet "Mediapart" publikoi një dokument që dëshmonte vërtetësinë e këtij informacioni.