Në veriperëndim të Pakistanit, në provincën e Waziristanit Jugor, u vra udhëheqësi i grupit të militarizuar pashtun, Mullah Muhammad Nazir. Siç njofton Agjencia France Presse, avionët pa pilot të SHBA-ve eliminuan fizikisht edhe 13 militantë të tjerë. Muhammad Nazir akuzohej për dhënien e ndihmës talebanëve në Afganistan në luftën kundër forcave të NATO-s dhe ushtarakëve lokalë.

Waziristani Jugor është pjesë përbërëse e të ashtuquajturës Zonë e Fiseve, e cila shtrihet përgjatë kufirit afgan. Ky është një territor i veçantë i Pakistanit, në të cilën nuk përhapen, nuk veprojnë ligjet zyrtare të vendit.