Policët e armatosur kanë marrë nën mbrojtje të gjitha shkollat e qytetit Marlboro në shtetin New Jersey. Masa të tilla u aplikuan pas tragjedisë së ndodhur në shkollën “Sandy Hook” në Connecticut, ku një person me probleme psiqike vrau 20 fëmijë dhe gjashtë mësues.

Ideja për të mbrojtur nxënësit u propozua nga Shoqata Kombëtare e Qitësve në përgjigje të thirrjeve të shumë organizatave shoqërore për të ndaluar mbajtjen e lirë të armëve në SHBA. Ndërkohë dyqanet e armëve në dhjetor shënuan një rekord të ri të shitjes së armëve të zjarrit. Të tilla kanë blerë 2.8 milionë persona, shifër kjo pothuajse 50% më e lartë se treguesi i dhjetorit të vitit 2011.