Në Republikën e Koresë në vitin e ri po vazhdon moti i ftohtë anomal, njoftoi Shërbimi Hidrometeorologjik i vendit.

Në rajonet qendrore sot është regjistruar një tjetër minimum absolut i temperaturave për këtë dimër. Temperatura në mëngjes në provincën Cheorwon të qarkut të Kanvondo ishte minus 22 gradë Celsius.

Në afërsi të qytetit të Paju, i cili ndodhet në provincën Kyounggi në kufi me Korenë e Veriut, termometri tregonte minus 24 gradë, ndërsa në zonat përreth kryeqytetit dhe në vetë Seul temperatura ishte minus 16 gradë Celsius.