Në jug të Australisë u vendos një moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë. Siç njoftoi Byroja Kombëtare e Meteorologjisë, temperatura në qytetin e dytë më të madh në vend - Melbourne - dhe qendra të tjera të banuara në shtetin Victoria në ditët e ardhshme do të shënojë mbi 40 gradë Celsius.

Autoritetet e vendit kanë vendosur një ndalim të rreptë për ndezjen e zjarreve, në një sërë rajonesh është aplikuar vëllimi i lejueshëm i harxhimit të ujit. Sipas të dhënave të parashikuesve të motit, vapa e madhe do të bjerë vetëm në mes të janarit, kur të vijë era e ftohtë e jugut nga Antarktida.