Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjenerali Ismail Hakki Karadayi, u arrestua si i dyshuar në lidhje me përpjekjen e organizimit të një grushti shteti në vitin 1997, njofton Agjencia France Presse.

Sipas të dhënave të mediave turke, gjenerali në pension do të dërgohet në Ankara, ku do të dëshmojë mbi ngjarjet e vitit 1997, kur si rezultat i një intervencioni ushtarak u rrëzua nga pushteti Kryeministri Necemettin Erbakan.

Hetimet mbi këtë çështje filluan vitin e kaluar, në kuadër të tyre tashmë janë arrestuar një sërë ushtarakësh të rangut të lartë.