Organizata joqeveritare ruse "Energomash" prodhoi karburantin me efikasitet të lartë "Acetam" (përzierje me përqendrim të lartë acetili në amoniak të lëngët) që mundëson rritjen me 1/3 të efikasitetit të motorëve të raketave, njoftoi Drejtori ekzekutiv i OJQ "Energomash", Vladimir Soncev.

"Në sajë të karburantit të ri ne jemi në gjendje të rrisim me 20-30% fuqinë e motorit", - tha ai. Sipas fjalëve të tij, karburanti i ri mund të përdoret në motorët e fazave të raketëmbajtëseve dhe në blloqet e vrullit.