Siria e zhytur në vorbullën e luftës kërcënohet nga planet e ndarjes së vendit në disa pjesë, deklaroi Lideri i lëvizjes radikale shiite libaneze “Hezbollah”, Hassan Nasrallah.

"Ne në aspektin ideologjik refuzojmë çdo formë të ndarjes së çdo vendi arab ose mysliman dhe i bëjmë thirrje atyre të ruajnë unitetin e tyre", - tha Nasrallah.

"Nga Jemeni deri në Irak dhe Siri, rajoni kërcënohet nga copëtimi i territorit, madje edhe në Egjipt, Jemen dhe Arabinë Saudite ekziston një rrezik i tillë. Ne jemi duke përjetuar një nga fazat më të rëndësishme dhe më të rrezikshme, e cila shoqërohet nga një atmosferë përçarjeje", - shtoi ai.