Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut mendon se marrëdhëniet e vendit me Korenë e Jugut janë në të njëjtën gjendje të papërcaktuar si dhe pesë vjet më parë. Ai i bëri thirrje Seulit të rishikojë politikën e tij armiqësore.

Siç njoftojnë mediat koreanojugore është lëshuar një deklaratë, e cila përmban thirrjen për të bërë "zgjedhjen midis konfrontimit dhe paqes".

Nga ana vet Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut i bëri thirrje Phenianit për "vendime të mençura, të peshuara dhe të drejta", të cilat "të ishin të bashkërenditura me shtetet fqinje".