Autoritetet e provincës kineze të Shanxi akuzuan kompaninë hekurudhore për fshehjen e shpërthimit në një tunel më 25 dhjetor të vitit të kaluar, informacioni rreth të cilit doli në dritë falë rrjeteve sociale.

Si pasojë e atij shpërthimi 8 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën, deklaruan autoritetet, duke përgënjeshtruar informacionin e blogerëve për 60 të vdekur.

Hetimi paraprak tregoi se incidenti në tunel ndodhi për shkak të kryerjes së shpërthimeve të paligjshme. Për fshehjen e shpërthimit, sipas hetimit, mban përgjegjësi drejtuesi i projektit të ndërtimit.