U identifikua njëri prej bashkëpunëtorëve të terroristit-kamikaze, i cili hodhi veten në erë në korrik të vitit 2012 në aeroportin e qytetit bullgar të Burgasit. Policia refuzoi të bëjë publik emrin dhe kombësinë e kriminelit të dyshuar.

Një autobus me një grup turistësh izraelitë u hodh në erë në parkingun e aeroportit të Burgasit më 18 korrik të vitit 2012. Si pasojë e sulmit terrorist humbën jetën 5 izraelitë, shoferi bullgar si dhe vetë terroristi. Më shumë se 30 persona u plagosën.