Kjo është një nga shifrat më të larta në historinë e monitorimeve të organizatës së pavarur të gazetarisë me seli në Zvicër. Sipas të dhënave të saj, numri i viktimave në mesin e bashkëpunëtorëve të mediave në krahasim me vitin 2011 është rritur me 31%. Shifra më e lartë evidentohet në Siri, ku në rrethana të ndryshme kanë humbur jetën 37 gazetarë. Siria ndiqet nga Somalia, Meksika, Brazili dhe Hondurasi.

Aktivistët e të drejtave të njeriut theksojnë se përveç shifrës së sipërpërmendur të përfaqësuesve të mediave të vrarë, edhe katër të tjerë ose janë rrëmbyer ose kanë humbur pa lënë gjurmë.