Shtëpia e anklandit RR Auctions nxorri në shitje fotografinë e Princeshës Diana, të cilën kohë më parë nuk vendosi ta publikojë gazeta britanike "The Daily Mirror".

Në fotografinë bardhë e zi Diana duke buzëqeshur është ulur në prehrin e një të riu që po lexon një libër. Në foto shihet edhe një shishe uiski Johnnie Walker. Fotografia është e datës 26 shkurt të vitit 1981, dy ditë më parë ishte shpallur zyrtarisht fejesa e Diana Spencer me Princin Charles. Se me cilin konkretisht ka dalë në këtë foto ajo nuk dihet.

Foto mban mbishkrimin "të mos botohet" - këto fjalë janë shkruar me laps në krye të saj.