Forcat Ushtarake Ajrore izraelite porositën në kompaninë Elbit Systems një numër suplementar avionësh pa pilot "Hermes 900". Marrëveshja arriti një shumë prej 90 milionë $. Numri i saktë i avionëve pa pilot të porositur nga Izraeli nuk dihet. Dërgesat e këtyre aparateve do të realizohen gjatë tre viteve të ardhshme.

Kontratën e parë për furnizimin me avionë pa pilot "Hermes 900" Forcat Ushtarake Ajrore izraelite e nënshkruan në maj të vitit 2010. Shuma e pagesës fillestare për këtë transaksion ishte 50 milionë $, por më pas kontrata u zgjerua deri në 200 milionë $. Furnizimi me avionët pa pilot në bazë të kësaj kontrate përfundoi në vitin 2012.