0Itinerari i "Kinotrenit" përfshin tetë qytete. Fillimisht ekipi i kinematografistëve do të bëjë rrugën nga Moska në Murmansk - qyteti më i madh në botë, i cili ndodhet përtej Rrethi Polar. Më tej ata do të vazhdojnë rrugën për në Petersburg, Kotlas dhe Kirov. Kurse më pas ekipin e pret Siberia: qytetet Tomsk, Novosibirsk, Irkutsk dhe Liqeni Baikal - liqeni më i thellë ujërave të ëmbla në planet. Në total "Kinotreni" do të përshkojë më shumë se 10.000 kilometra. Gjatë rrugës pjesëmarrësit e udhëtimit kanë planifikuar jo vetëm të xhirojnë, por edhe të montojnë në laptop-ët e tyre filmat mbi jetës e Rusisë bashkëkohore. Tema e formuluar nga organizatorët e udhëtimit: kinematografistëve u është propozuar të studiojnë (të verifikojnë) në mënyrë kreative "stereotipet ekzistuese famëkeqe rreth rusëve". Ato mund të dallohen fare lehtë nga titujt e subjekteve: "Dimri rus", "Arinjtë", "Banja ruse" dhe së fundmi, “Le të pimë!..”. Regjisori dhe bashkë-producenti i projektit "Kinotreni" Guillaume Protsenko - një francez ky i cili jeton që prej pesë vjetësh në Moskë - shpjegon idenë e vet:

- Ekziston një tendencë e tillë në Rusi - "ne gjithçka e bëjmë sipas mënyrës sonë, ne nuk jemi as Lindje dhe as Perëndim, ne ndjekim një rrugë të veçantë ...". Kjo, sipas mendimit tim, nuk është një qasje fort konstruktive dhe ngjason më tepër me distancimin nga realiteti. Por ne nuk i kemi vënë vetes qëllimin për të gjykuar këtë mentalitet. Ne duam të zbulojmë Rusinë për veten tonë dhe për të tjerët në mënyra të reja. Kjo nuk do të jetë vështrim ndaj vendit me "sytë e të huajve". Ne jemi thjesht njerëz, të cilët i qasen kësaj teme me një botëkuptim divers, me një background tjetër.

0Projekti "Kinotreni" ekziston që nga viti 2008 dhe në vitin që sapo hyri ai do të realizohet tashmë për herë të tretë. I pari ishte udhëtimi nga Moska në Vladivostok nëpër hekurudhën më të gjatë në planet - rrugën kryesore hekurudhore Trans-Siberiane. Kurse itinerari i dytë përfshiu vendet e Azisë Qendrore - ish republikat sovjetike. "Kinotreni" gëzon një popullaritet të madh dhe ka zgjuar një interes mjaft të gjallë në radhët e kinematografistëve të rinj ndërkombëtarë, gjë për të cilën flet fare qartë numri i personave që dëshirojnë të hidhen në vagonët e tij. Kështu, për pjesëmarrje në udhëtimin e tanishëm nëpër Rusi pretendonin 300 persona nga 60 vende të botës - një numër i tillë aplikimesh u paraqit për pjesëmarrjen në konkursin e zhvilluar në Internet. Por ndër ta u përzgjodhën vetëm 24 regjisorë nga 15 vendeve - pikërisht ata dhe u bënë udhëtarët e "Kinotrenit" të sotëm. Fryt i "veprave të tyre nën trokëllimën e rrotave të trenit" do të bëhen 24 filma me metrazh të shkurtër dhe një film i përbashkët dokumentar.