Humbjet nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2012 arritën deri në 160 miliardë $, ndërkohë që për rastet e siguruara u paguan 65 miliardë $. Kjo u njoftua në deklaratën për shtyp të kompanisë gjermane të sigurimeve Munich Re. 67% e humbjeve totale dhe 90% e rasteve të siguruara u shkaktuan nga fatkeqësitë natyrore në SHBA.

Megjithatë humbjet në vitin 2012 ishin dukshëm më të ulëta se një vit më parë. Në vitin 2011 vetëm humbjet nga rastet e siguruara i tejkaluan 119 miliardë $, ndërsa humbjet e përgjithshme tejkaluan shumën 400 miliardë $. Kryesisht kjo erdhi si pasojë e tërmeteve në Japoni e Zelandën e Re si dhe nga përmbytjet në Tajlandë.