Zëvendëskryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin është i sigurt se aktori Gerard Depardieu nuk është aspak evropiani i fundit i pasur që merr nënshtetësinë ruse. Siç vuri në dukje Dimitri Rogozin në mikroblogun e tij, taksat e vendit tonë mund të tërheqin edhe shumë të pasur të tjerë perëndimorë.

"Në Perëndim kanë njohuri të pamjaftueshme mbi sistemin tonë të taksave. Kur të njihen mirë me të, atëhere duhet të presim një migrim masiv të evropianëve të pasur në Rusi", - thuhet në njoftimin e tij në Twitter.