Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad nuk mund të luajë asnjë rol në qeverinë e ardhshme kalimtare të vendit, deklaroi ditën e enjte Përfaqësuesja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, duke komentuar thashethemet që qarkullojnë se autoritetet e SHBA-ve janë dakord që Bashar Al-Assad të përfshihet në qeverinë kalimtare siriane.

Sipas fjalëve të Përfaqësueses të Departamentit të Shtetit, qeveria amerikane dëshiron si dhe më parë që Rusia të përdorë gjithë ndikimin e mundshëm mbi Bashar Al-Assad për ta bindur atë të fillojë procesin e transferimit të pushtetit.