Në Bashkimin Europian që në fillim të vitit të ri nisi punën Qendra e luftës kundër krimit kibernetik (EC3).

Sipas njoftimit të Europol, EC3 do të jetë një qendër koordinuese e BE-së për luftën kundër krimit kibernetik. Shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet europiane kanë ndërmend ta mbështesin EC3 për të krijuar mundësitë operacionale dhe analitike të hetimit të krimeve kibernetike dhe të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

EC3 nisi punën zyrtarisht më 1 janar të këtij viti. Ceremonia e hapjes së saj do të zhvillohet më 11 janar në selinë e Europol në Hagë (Holandë).