Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner i dërgoi një letër të hapur Kryeministrit të Britanisë së Madhe David Cameron me thirrjen për fillimin e negociatave mbi kthimin e Ishujve Falklands Argjentinës, njofton ditën e enjte gazeta “The Guardian”.

Në referendumin e planifikuar për në mars të këtij viti do të vendoset nëse do të mbeten apo jo Ishujt Falklands territor i jashtëm i Britanisë së Madhe. David Cameron siguroi se Britania e Madhe “do të respektojë dhe do të mbrojë” interesat e popullsisë lokale. Anëtari i Asamblesë Legjislative të Ishujve Falklands Barry Elsby e mbështeti Kryeministrin, duke thënë se nëse ishujt do të mbeten nën sovranitetin e Britanisë së Madhe - kjo do të jetë zgjedhja e banorë vetë tyre lokalë.