Mediat po vazhdojnë të diskutojnë aktivisht marrëveshjen e bujshme në industrinë e medias. Kompania televizive e lajmeve e Katarit “Al Jazeera” bleu kanalin kabllor amerikan “Current-TV”.

Kushtet dhe kostoja e transaksionit në fjalë nuk bëhen të ditura. Supozohet se “Al Jazeera” do të krijojë në bazë të "Current-TV" një kanal të ri lajmesh dhe do të heqë dorë nga ritransmetimi i shërbimit të saj ekzistues të lajmeve në gjuhën angleze. “Al Jazeera America” do t’i njohë amerikanët me lajmet botërore, u njoftoi bashkëpunëtorëve të “Current-TV” Drejtori i Përgjithshëm i kanalit Joel Hyatt.