100 personat më të pasur në planet në bazë të rezultateve të vitit 2012 e rritën pasurinë e tyre totale me 241 miliardë dollarë - deri në 1.9 trilionë $. Për këtë dëshmon “Bloomberg Billionere Index”.

Në një shkallë të lartë rritja u mundësua për llogari të miliarderëve që i kanë investuar paratë e tyre në aktivet e telekomunikacionit dhe në shitjen me pakicë (retail).

0Në përgjithësi miliarderët i ndihmoi rritja e përgjithshme në tregjet botërore të aksioneve. Indeksi global “MSCI World” u rrit me 13.2%, ndërsa indeksi kryesor i tregut të gjerë amerikan i Standard & Poor’s 500 - me 13.4%.