Në kryeqytetin e Angolës 10 persona gjetën vdekjen dhe rreth 120 të tjerë u plagosën si rezultat i shtypjes masive që ndodhi në stadiumin, ku po zhvillohej një shërbesë fetare. Midis të vdekurve janë edhe katër fëmijë.

Tragjedia ndodhi natën e Vitit të Ri në hyrje të stadiumit "Citadel Desportiva" në Luandë. Shkak i saj u bë fakti se në ceremoninë fetare morrën pjesë shumë më tepër njerëz nga ç'ishte parashikuar prej organizatorëve, mbi 70 mijë persona.

0Siç u njoftua në Côte d'Ivoire (Bregun e Fildishtë) natën e Vitit të Ri në afërsi të stadiumit qendror të qytetit në Abixhan, pas fishekzjarreve, në shtypjet masive gjetën vdekjen 60 persona. Në vend u shpallën tre ditë zie.