Shkencëtarët britanikë, në bazë të rezultateve të përftuara nga një eksperiment i zhvilluar, arritën në përfundimin se për njerëzit që kujdesen për mbajtjen e trupit të tyre në formë të mirë gjëja më e rëndësishme nuk është se çfarë hanë ata, por mënyra se si e bëjnë këtë. Përtypja e mirë e çdo kafshate të ushqimit, afërsisht 30 sekonda, zvogëlon në mënyrë të ndjeshme oreksin.

0Sipas pohimeve të psikologëve, arsyeja e minimizimit të dëshirës për të ngrënë diçka në mënyrë të drejtpërdrejtë pas përtypjes së gjatë mund të lidhet me faktin se truri e “memorizon” informacionin e marrjes së ushqimit për një kohë më të gjatë. Hipoteza e dytë konsiston në faktin se struktura e ushqimit bëhet e pakëndshme për personin, gjë kjo që shkakton rënien e interesit ndaj vetë ushqimit.